Një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një autobusi në fshatin Pagarushë të Malishevë, rreth orës 12:10 të ditës së sotme.
Rastin e ka konfirmuar policia, e cila ka bërë të ditur se nga ky incident nuk ka persona të lënduar.
Sipas autoriteteve, i dyshuari është arrestuar në vendngjarje dhe i është sekuestruar një armë e llojit AK-47. Me vendim të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë.
Rasti është iniciuar si “vrasje e rëndë në tentativë” dhe është duke u hetuar nga organet kompetente.




