Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë uruar Kosovën me rastin e Ditës së Çlirimit, duke nderuar guximin, sakrificën dhe vendosmërinë që sollën lirinë dhe themelet e shtetit demokratik të Kosovës.
Në mesazhin e urimit theksohet partneriteti i fuqishëm dhe i qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve, i ndërtuar mbi vlera të përbashkëta, respekt të ndërsjellë dhe angazhim për paqe e siguri.






