Kupa e Botës për Zvicrën e Granit Xhakës dhe Ardon Jasharit nis Botërorin të shtunën në ora 21:00 me ndeshjen ndaj Katarit në Kaliforni, në kuadër të Grupit B ku bëjnë pjesë edhe Kanadaja dhe Bosnjë-Hercegovina.
Helvetikët konsiderohen favoritë për kalimin e grupit, duke u bazuar në paraqitjet e fundit në Euro 2024 dhe kualifikime, ku dolën të parët edhe përpara Kosovës.
Kapiteni Granit Xhaka ka kërkuar përqendrim maksimal pas barazimit në miqësore, ndërsa Denis Zakaria ka theksuar qasjen serioze ndaj ndeshjes së parë.
Në Botëror, Zvicra synon nisje me fitore, ndërsa Katari paraqitet për herë të dytë në skenën globale.




