Të 32 vendet e NATO-s vlerësojnë se Rusia mund të jetë në gjendje të sulmojë një shtet të aleancës deri në vitin 2029 ose më herët, sipas gjeneral-lejtnantit gjerman Christian Freuding.
Ai tha se ky është një vlerësim i përbashkët i bazuar në të dhëna të inteligjencës së NATO-s, duke paralajmëruar se aleanca duhet të jetë e gatshme për çdo skenar.
Freuding theksoi se Rusia po vazhdon të forcojë industrinë e saj ushtarake pavarësisht humbjeve në Ukrainë, ndërsa NATO po rrit përgatitjet dhe stërvitjet mbrojtëse, veçanërisht në rajonin e Baltikut.




