Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet preliminare pas numërimit të 2,558 nga 2,691 vendvotime, ose 95.06 për qind të totalit.
Lëvizja VETËVENDOSJE! vazhdon të prijë me 321,952 vota apo 44.48 për qind, duke mbetur në 50 ulëse.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 149,086 vota apo 20.60 për qind, që i sigurojnë 23 ulëse.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka 124,704 vota ose 17.23 për qind dhe 19 ulëse në Kuvend.
AAK mban 8 ulëse me 50,754 vota apo 7.01 për qind.
Procesi i numërimit vazhdon, ndërsa rezultatet mbeten ende preliminare.




