Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente dhe njësitë policore.
Sipas raportimeve nga lexuesit, në zonë është vërejtur prani e madhe e ekipeve të shpëtimit dhe qarkullim i kufizuar i automjeteve./Sinjali/
Deri tani nuk dihet numri i personave të përfshirë dhe as nëse ka të lënduar. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare për rastin.





