Pavarësisht spekulimeve të fundit, Kevin De Bruyne nuk është në planet e Juventus për merkato.
Mesfushori belg, i cili aktivizohet te Napoli, pritet të vazhdojë te klubi italian edhe sezonin e ardhshëm.
Sipas gazetarit Nicolo Schira, Juventusi nuk ka ndërmend të bëjë ofertë për 34-vjeçarin, i cili synon të rikthehet në formën e tij pas një sezoni të vështirë të shoqëruar me lëndime.




