Anëtarët e VV-së në mbledhjen e sotme të Komisionit Qëndror Zgjedhor kanë kritikuar certifikimin e Listës Serbe për Zgjedhjet e 12 tetorit.
Anëtari i VV-së, Alban Krasniqi, ka kritikuar edhe ambasadorët e QUINT-it se i dolën në mbrojtje Listës Serbe “për hesapet e tyre të ngushta”.
“Aty nuk do të ketë demokraci ku garon Lista Serbe, e dinë ambasadorët e QUINT-it, vetë e kanë deklaru. Edhe ata janë duke u vënë në mbrojtje të organizatave kriminale për hesape të tyre politike të ngushta apo karrierës së tyre politike. Vendimmarrje e qëllimtë si rezultat i presioneve, as të ambasadoreve, do diplomatëve që sillen këndej, e shërbëtorëve që sillën poshtë e lartë”, tha Krasniqi.
Edhe anëtari tjetër i LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi, pati akuza të ngjashme.
“Gjykata Supreme ka bërë një rrëshqitje shumë të madhe, i delegjitimon anëtarët e KQZ-së që kanë kompetencë ligjore për certifikim ose moscertifikim”, deklaroi Kurteshi.




