Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka kërkuar masa urgjente për mbrojtjen e punëtorëve gjatë valës së të nxehtit, duke paralajmëruar për rritje të rrezikut nga aksidentet në punë, veçanërisht në sektorin e ndërtimtarisë.
Sipas BSPK-së, vetëm 53 inspektorë pune nuk mjaftojnë për mbikëqyrjen e mbi 1.000 kantiereve aktive në Kosovë. Sindikata kërkon ndërprerjen e punës gjatë orëve më të nxehta të ditës, si dhe sigurimin e kushteve të përshtatshme për punëtorët.
Po ashtu, BSPK ka ngritur shqetësime edhe për kushtet e punës në institucionet publike, duke kërkuar respektimin e standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë./EO/




