Zyra Kombëtare e Auditorit ka bërë të ditur se gjatë vitit 2025, pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk u janë paguar rreth 2 milionë e 869 mijë euro për orët shtesë.
Sipas raportit, disa nga ushtarët janë kompensuar me ditë pushimi, ndërsa pagesat me mjete financiare janë bërë vetëm për muajin janar.
Auditori thekson se Ministria e Mbrojtjes ka kërkuar buxhet shtesë për pagesa, por Ministria e Financave nuk e ka mbështetur kërkesën.
Sipas të gjeturave, për shkak të mospagesës, disa pjesëtarë të FSK-së kanë nisur edhe padi ndaj Ministrisë së Mbrojtjes./EO/




