Arben Gashi i LDK-së, ka reaguar pas debatit për aksidentet rrugore, duke thënë se çështja nuk duhet trajtuar si debat politik, por si problem i drejtpërdrejtë i jetës së qytetarëve.
Sipas tij, shteti nuk mund të fshihet pas deklaratave apo të sillet si komentues i tragjedive, por ka përgjegjësi direkte për sigurinë në rrugë dhe hapësira publike.
Gashi thekson se aksidentet e përsëritura nuk janë rastësi, por rezultat i mungesës së kontrollit, standardeve dhe zbatimit të ligjit.
Ai ka kërkuar më shumë përgjegjësi institucionale dhe veprim konkret, duke thënë se matja e vërtetë e një shteti është sa i mbron qytetarët e tij.




