Cisterna që transportojnë naftë të papërpunuar iraniane janë larguar nga Ngushtica e Hormuzit për herë të parë pas dy muajsh bllokade detare amerikane, sipas një ueb-faqeje që gjurmon lëvizjet e anijeve.
Sipas “Tanker Trackers”, disa cisterna janë ngarkuar me miliona fuçi naftë dhe kanë kaluar zonën e bllokadës, në një zhvillim që lidhet me negociatat mes Iranit dhe SHBA-së për një marrëveshje fillestare që pritet të nënshkruhet në Zvicër më 19 qershor.




