Presidenti francez Emmanuel Macron ka vlerësuar marrëveshjen mes SHBA-së dhe Iranit, duke e cilësuar si shumë të mirë dhe të mbështetur nga aleatët në G7.
Ai tha se marrëveshja pritet të nënshkruhet të premten dhe synon t’i japë fund një situate të paqëndrueshme me pasoja ekonomike globale.
Macron gjithashtu theksoi unitetin e G7 për mbështetjen ndaj Ukrainës, rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe forcimin e presionit ndaj Rusisë përmes sanksioneve.




