Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, krerë dhe ish-krerë institucionesh në Kosovë kanë dënuar dhunën seksuale të kryer gjatë luftës së fundit dhe kanë bërë thirrje për drejtësi për viktimat.
Ish-presidentja Atifete Jahjaga tha se dhuna seksuale është përdorur si armë lufte për të thyer shpirtin e popullit, duke theksuar se të mbijetuarit përfaqësojnë forcë dhe guxim në ruajtjen e së vërtetës.
Edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, theksoi se dhuna seksuale nuk ishte rastësi, por një mjet lufte që ka lënë pasoja të thella dhe të vazhdueshme, duke kërkuar më shumë drejtësi dhe mbështetje institucionale për viktimat.
Ndërsa ministri në detyrë Andin Hoti u shpreh se e rëndësishme është që të mbijetuarit të mos mbeten në heshtje dhe se shoqëria duhet të vazhdojë të kërkojë drejtësi për krimet e luftës./EO/







