Debati nëse dushi duhet bërë në mëngjes apo në mbrëmje mbetet i zakonshëm në rutinën e përditshme të higjienës personale.
Sipas ekspertëve të mikrobiologjisë, të dyja opsionet kanë përfitimet e tyre, por dushi në mëngjes mund të ofrojë ndjesi më të madhe freskie gjatë ditës, pasi ndihmon në largimin e baktereve dhe yndyrës së grumbulluar gjatë natës.
Ndërkohë, dushi në mbrëmje ndihmon në pastrimin e pluhurit dhe ndotësve të mbledhur gjatë ditës, duke kontribuar në një gjumë më të pastër dhe më të rehatshëm.
Ekspertët theksojnë gjithashtu se rëndësi të veçantë ka mirëmbajtja e rregullt e çarçafëve dhe jastëkëve, pasi ndikon drejtpërdrejt në higjienën dhe shëndetin e lëkurës.
Në fund, zgjedhja e kohës për dush mbetet individuale, në varësi të stilit të jetesës dhe preferencave personale.




