Këngëtari Blero dhe bashkëshortja e tij, Eronita, kanë nisur pushimet e para si prindër të një djali.
Pas lindjes së fëmijës së tyre në Sarajevë, çifti ka zgjedhur të kalojë disa ditë relaksi në bregdet, duke udhëtuar drejt Ulqinit.
Përmes një postimi në Instagram, Blero ka ndarë momente nga qëndrimi i tyre në qytetin bregdetar, ku po shijojnë ditët e para si familje e zgjeruar.




