Këngëtari Butrint Imeri ka reaguar ndaj komenteve skeptike për sfidën e tij, ku fituesi do të përfitojë 100 mijë euro.
Disa ndjekës kanë vënë në dyshim vërtetësinë e çmimit, duke e konsideruar të pabesueshëm një shpërblim të tillë të organizuar nga vetë artisti.
Në mesin e komenteve, një përdorues e ka akuzuar hapur këngëtarin duke i shkruar: “Mos i rrej njerëzit për 100k”.
Butrinti iu përgjigj me ironi, duke thënë se disa njerëz ende mendojnë se gjithçka është gënjeshtër dhe se e vërteta do të shihet më 3 korrik. 😎
Ai ka bërë të ditur se pikërisht në këtë datë do të shpallet fituesi i sfidës së madhe që ka nisur.




