Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje do të angazhohet për bisedime me partitë opozitare lidhur me zgjedhjen e presidentit pas certifikimit të rezultateve zgjedhore.
Ajo ka bërë thirrje që të hiqet dorë nga “mentaliteti bllokues”, duke theksuar nevojën për konstituimin e institucioneve.
Sipas saj, hapat e ardhshëm do të diskutohen fillimisht brenda koalicionit qeverisës dhe më pas edhe me partitë opozitare, duke theksuar nevojën për dialog dhe zgjidhje të përbashkëta.
Duke folur për çështjet e sigurisë dhe energjisë, Gërvalla tha se Qeveria është në diskutime me aleatët ndërkombëtarë për tema të ndryshme, përfshirë edhe bashkëpunimin në sektorin energjetik dhe çështjen e gazit amerikan./EO/




