Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka zhvilluar një takim me stafin e Kuvendit të Kosovës, në prag të Ditës Ndërkombëtare të Shërbyesve Civilë.
Ajo ka shprehur mirënjohje për punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre, duke theksuar se kontributi i shërbyesve civilë është thelbësor për funksionimin efikas të institucionit më të lartë ligjvënës në vend.





