Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për familjen Salihu në Batushë të Gjakovës pas ndarjes së parakohshme nga jeta të Blerim Salihut, djalit të Heroit të Kombit dhe bashkëluftëtarit Jashar Salihu.
Ai e ka vlerësuar të ndjerin si një djalë të edukuar që është rritur me vlerat dhe trashëgiminë e babait të tij hero.
Haradinaj ka njoftuar se ka vizituar edhe familjen Shehu në Junik, pas ndarjes nga jeta të mësimdhënësit Sinan Shehu, të cilin e ka vlerësuar për kontributin e tij në edukimin e brezave.
Ai u ka shprehur ngushëllime të sinqerta të dy familjeve, duke u uruar forcë për përballimin e humbjes.





