Kandidati i AAK-së për deputet, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për, siç tha ai, shpalljen e konkurseve për pozita të larta nga një qeveri në dorëheqje, dobësimin e garancive të shërbimit civil dhe përdorimin e ushtruesve të detyrës në kundërshtim me ligjin.
Ai tha se këto praktika rrezikojnë pavarësinë dhe profesionalizmin e administratës publike dhe krijojnë hapësirë për ndikim politik në institucione.
Tahiri shtoi se Kosova ka nevojë për një administratë të depolitizuar dhe meritokratike, ndërsa shprehu respekt për nëpunësit publikë për punën e tyre të përditshme.




