Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në takimin e 35-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, të mbajtur në selinë e NATO-s në Bruksel, ku u diskutuan zhvillimet e fundit të sigurisë dhe situata në Ukrainë.
Në këtë takim të nivelit të lartë morën pjesë rreth 50 ministra të mbrojtjes nga vendet anëtare të NATO-s dhe shtetet partnere, ndërsa diskutimet u fokusuan në vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën përballë agresionit rus.
Takimi u drejtua nga ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, me pjesëmarrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe Sekretarit të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Dan Jarvis.
Gjatë qëndrimit në Bruksel, Maqedonci zhvilloi edhe takime me zyrtarë të NATO-s dhe homologë nga vendet partnere, ku u diskutua thellimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe çështjet aktuale të sigurisë.
Kosova, sipas këtij angazhimi, vazhdon të qëndrojë e rreshtuar përkrah partnerëve ndërkombëtarë, duke theksuar përkushtimin për paqe, stabilitet dhe siguri globale.




