Këshilli Prokurorial i Kosovës ka miratuar raportin vjetor për zbatimin e planit strategjik për luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike për vitin 2025.
Raporti tregon gjendjen e trajtimit të rasteve në të gjitha prokuroritë e vendit, ku Prokuroria Themelore në Gjilan del e para për përqindjen më të lartë të trajtimit të kallëzimeve penale për korrupsion dhe krime ekonomike.
Sipas të dhënave, gjatë vitit 2025 janë trajtuar qindra raste, ndërsa pjesa më e madhe e kallëzimeve janë paraqitur nga qytetarët dhe Policia e Kosovës.
Raporti gjithashtu thekson dallime mes prokurorive në mënyrën e trajtimit të rasteve, ngritjes së aktakuzave dhe efikasitetit në procedim./EO/




