Mospajtimet brenda një familjeje për një rrugë dyshohet se çuan në vrasjen e një personi para pak ditësh në Prizren.
Sipas dosjes së siguruar nga Klan Kosova, krimi dyshohet se ishte planifikuar dhe paralajmëruar më herët, ndërsa për rastin janë arrestuar tre persona.
Në paraburgim janë dërguar Ajshe Osmanaj, e dyshuar për “shtytje në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë”, si dhe dy djemtë e saj, të cilët dyshohen për veprën penale të “vrasjes”.
Masa e paraburgimit është caktuar nga Gjykata Themelore në Prizren pas kërkesës së Prokurorisë.




