Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar anulimin e testit të maturës, pas raportimeve për shpërndarje të pyetjeve në grupe të ndryshme gjatë provimit. Ajo ka kritikuar organizimin e testit, duke thënë se i njëjti problem përsëritet prej vitesh dhe se kopjimi po favorizohet në vend të dijes.
Sipas saj, nxënësit e ndershëm po dëmtohen ndërsa sistemi aktual i maturës ka humbur besueshmërinë. Bajrami ka kërkuar gjithashtu përgjegjësi nga Ministri i Arsimit dhe ka propozuar që vlerësimi të bazohet në suksesin gjatë gjithë shkollimit, e jo vetëm në një test përfundimtar.




