FC Malisheva ka zyrtarizuar emërimin e trajnerit gjerman Thomas Brdaric në krye të ekipit. Klubi ka bërë të ditur se ai sjell përvojë të gjerë ndërkombëtare nga futbolli evropian dhe ai aziatik.
Sipas klubit, Brdaric pritet të sjellë organizim më të madh dhe kulturë fituese në skuadër, duke u konsideruar një përforcim i rëndësishëm për drejtimin teknik të ekipit.




