
Pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka komentuar zhvillimet e fundit politike, duke ndalur veçanërisht te çështja e dialogut Kosovë-Serbi.
Në një deklaratë për media, Haxhiu ka theksuar se angazhimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë proces mbetet jetik për Kosovën. Kjo deklaratë e saj vjen pas paralajmërimeve të presidentit amerikan Donald Trump për një rikthim më aktiv të SHBA-së në këtë proces.
“Mbështetja amerikane ka qenë gjithmonë e pazëvendësueshme për Kosovën dhe roli i tyre strategjik është i nevojshëm për arritjen e një marrëveshjeje të drejtë”, ka theksuar Haxhiu.
Sipas saj, përfshirja e drejtpërdrejtë e SHBA-së në bisedimet me Serbinë nuk është vetëm e mirëpritur, por edhe vendimtare për të ardhmen politike të vendit.
Ajo ndër të tjera u shpreh se qëndrimi i partive të tjera politike gjegjësisht qëndrimi I opozites është një shkelje ligjore në aspektin juridik si dhe shkelje e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Njëherazi uron që sa më shpejtë të bëhet konstituimi i kuvendit dhe të arrihet uniteti në raport me kuvendin dhe konstituimin e tij.
Fraza e saj pëembyllëse vijon si e tillë “Nuk ka pushim pa konstituim”./rtvmalisheva