Thashethemet për një ribashkim mes Mateos dhe Brikenës janë konfirmuar tashmë, pasi dyshja ka vendosur t’i japë një shans të dytë marrëdhënies së tyre.
Lajmi u bë më i dukshëm pas paraqitjes së tyre në emisionin “Top Arena”, ku ata u shfaqën në një moment romantik, duke kërcyer së bashku nën tingujt e këngës “Të dua”.
Dyshimet u shtuan edhe më shumë pasi çifti u pa më herët në një lokal në Tiranë, në një video që qarkulloi në rrjetet sociale.
Konfirmimi për ribashkimin erdhi përmes rrjeteve sociale, ku Mateo publikoi një foto intime me Brikenën dhe e shoqëroi me një emoji zemre.
Gjithashtu, ai ka rifilluar ta ndjekë atë në Instagram, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia e tyre është rikthyer.




