Kombinimi i mjaltit me kanellën konsiderohet një kurë natyrale që mund të ndihmojë në përmirësimin e metabolizmit dhe kontrollin e oreksit, sipas këshillave të nutricionistëve të cituar nga AgroWeb.org.
Mjalti thuhet se ndihmon në frenimin e oreksit dhe mund të kontribuojë në djegien e kalorive, ndërsa kanella njihet për vetitë e saj antioksiduese, antimikrobike dhe për ndikimin në përshpejtimin e metabolizmit dhe balancimin e sheqerit në gjak.
Sipas këtyre burimeve, ky kombinim mund të ndihmojë në reduktimin e dëshirës për ushqime të tepërta dhe në mbështetjen e një stili jetese më të shëndetshëm, sidomos kur shoqërohet me aktivitet fizik.
Përgatitja bëhet duke zier ujë me kanellë, duke e lënë të ftohet dhe më pas duke shtuar mjaltë. Lëngu mund të konsumohet në mëngjes esëll ose para gjumit.
Megjithatë, për personat me probleme shëndetësore rekomandohet konsultimi me mjekun para përdorimit të kësaj kure natyrale.




