Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka vlerësuar analistët dhe mediat që, sipas tij, po sqarojnë profesionalisht se refuzimi i gazit amerikan nuk ka bazë ekonomike.
Në një postim në Facebook, Hoti thekson se një qasje e tillë nuk lidhet me arsye ekonomike, por me, siç e quan ai, një agjendë antiamerikane.
Ai paralajmëron se ndjekja e këtyre agjendave mund të cenojë qëndrueshmërinë ekonomike dhe politike të Kosovës.




