Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje do të fillojë komunikimet me partitë politike sapo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve.
I pyetur për hapat e ardhshëm në drejtim të formimit të institucioneve të reja, Kurti theksoi se procesi duhet të presë përfundimin e certifikimit të rezultateve zgjedhore.
“Menjëherë pas certifikimit të rezultatit, do të nisim komunikimet me partitë politike,” u shpreh ai.




