Në Prishtinë është hapur Edicioni i 8-të i Festivalit Multikulturor dhe Ekspozita Mobile “KRAH”, që promovon kulturën dhe përfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se festivali është shndërruar në hapësirë të rëndësishme të bashkëjetesës, pjesëmarrjes dhe promovimit të talenteve, duke theksuar se diversiteti kulturor është pasuri e Kosovës dhe pjesë e identitetit shtetëror.
Ai shtoi se avancimi i barazisë dhe përfshirjes së komuniteteve mbetet pjesë e angazhimit institucional të vendit.




