Policia turke ka arrestuar mbi 200 persona të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik dhe grupe të së majtës ekstreme, në një operacion të gjerë sigurie në prag të samitit të NATO-s që do të mbahet më 7–8 korrik në Ankara.
Sipas autoriteteve, 209 persona janë ndaluar në kryeqytet, ndërsa 32 të tjerë janë në kërkim. Shumica e të arrestuarve dyshohet se kanë lidhje me organizata të majta ekstreme, të cilat Turqia i konsideron terroriste.
Masat e sigurisë janë shtuar në prag të samitit, ku pritet të marrin pjesë liderët e 32 vendeve anëtare të NATO-s, përfshirë edhe presidentin amerikan Donald Trump.
Në samit pritet të diskutohen çështje të mbrojtjes, rritja e shpenzimeve ushtarake dhe mbështetja për Ukrainën.




