Raporti i auditimit për Organi Shqyrtues i Prokurimit për vitin 2025 ka evidentuar mangësi financiare dhe procedurale, përfshirë vonesa në trajtimin e rasteve dhe probleme në menaxhimin e të hyrave.
Sipas Zyra Kombëtare e Auditimit, në 54 raste janë regjistruar vonesa në nxjerrjen e vendimeve nga panelet shqyrtuese, ndërsa në 12 raste ekspertët kanë tejkaluar afatet ligjore për përgatitjen e raporteve.
Auditimi ka gjetur gjithashtu parregullsi në regjistrimin e të hyrave, pasurive dhe stoqeve, duke rezultuar me tetë rekomandime për përmirësimin e kontrolleve të brendshme, respektimin e afateve ligjore dhe menaxhimin financiar./EO/




