Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka kërkuar që vendi të përfshihet sa më shpejt në rrjetin rajonal të gazit natyror dhe të sigurojë qasje në gazin e lëngshëm natyror (LNG).
Sipas tyre, zhvillimi i infrastrukturës së gazit duhet të trajtohet si prioritet strategjik për forcimin e sigurisë energjetike dhe përmirësimin e konkurrueshmërisë ekonomike të vendit.
Ata theksojnë se rritja e kostove të energjisë po vështirëson operimin e bizneseve dhe rrezikon largimin e tyre nga Kosova, duke kërkuar veprime urgjente nga institucionet.




