Deputetja e zgjedhur e AAK-së, Time Kadrijaj, ka deklaruar se është e domosdoshme arritja e një marrëveshjeje politike ndërmjet partive, e cila do të përfshinte edhe zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.
Ajo tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duhet të nisë dialogun me partitë e tjera për të shmangur zgjedhjet e reja, duke theksuar se vendi nuk ka luksin për një tjetër proces zgjedhor.
Sipas saj, vetëm një marrëveshje me shumicë të gjerë mund të sigurojë stabilitet institucional dhe formimin e plotë të institucioneve.




