Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës dhe Inspektoratit të Tregut, ka gjobitur KEDS-in me 25 mijë euro.
Sipas institucioneve, gjatë kontrolleve janë identifikuar njehsorë elektrikë me afat të skaduar të verifikimit metrologjik.
Autoritetet kanë bërë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë për të siguruar matje të sakta të konsumit të energjisë dhe mbrojtje të konsumatorëve.




