Dylli i veshëve është një substancë natyrale që ndihmon në mbrojtjen e kanalit të veshit nga mikroorganizmat dhe infeksionet, si dhe vepron si lubrifikant.
Megjithatë, ekspertët rekomandojnë kujdes në rastet kur ai grumbullohet tepër, pasi mund të ndikojë në dëgjim.
Ata paralajmërojnë që të mos përdoren sende të mprehta apo kunja pambuku, pasi mund ta shtyjnë më thellë dyllin dhe të shkaktojnë dëmtime.
Për pastrim natyral të veshëve, rekomandohen disa metoda të thjeshta:
Uji i oksigjenuar:
Përzieni ujë të oksigjenuar me ujë të pastër në sasi të barabarta dhe hidhni 2–3 pika në vesh me pipëz, duke e mbajtur kokën mënjanë për disa minuta.
Glicerina:
Disa pika glicerinë mund të ndihmojnë në zbutjen dhe largimin e dyllit. Procedura mund të përsëritet një herë në javë.
Uthulla e mollës:
Përzierja e uthullës së mollës me ujë të vakët ndihmon në pastrim dhe balancim të pehashit të veshit. Aplikohet disa pika dhe mbahet koka mënjanë për disa minuta, një herë në muaj.




