Avokati Artan Qerkini ka folur për pritjet rreth shpalljes së aktgjykimit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke theksuar rëndësinë e efikasitetit të gjykatës pa cenuar cilësinë e vendimmarrjes.
Ai tha se ende nuk është caktuar një datë konkrete për shpalljen e aktgjykimit, ndonëse afati për vendim është zgjatur deri më 20 korrik.
Sipas Qerkinit, duke pasur parasysh se të akuzuarit ndodhen në paraburgim, gjykata duhet të veprojë me më shumë efikasitet, por njëkohësisht të marrë kohën e nevojshme për vlerësimin e provave.
Ai theksoi se prioritet duhet të mbetet një vendim i drejtë dhe i bazuar në prova, edhe nëse kjo kërkon më shumë kohë.




