Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, është deklaruar lidhur me paraqitjen e Albin Kurtit sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Ku është mbajtur seanca ndaj Faton Klinakut dhe Nuredin Selmanit, të cilët akuzohen nga Prokuroria Themelore e Prishtinës se e kanë kërcënuar Kurtin përmes rrjeteve sociale më 30 gusht të vitit 2023.
Hoti ka thënë se Kurti paraqitet pa asnjë problem duke u viktimizuar në seanca për një rast të dyshuar kërcënimi ndaj tij. Por, ka theksuar deputeti i LDK-së, Kurti s’paraqitet kur ftohet nga organet e drejtësisë për të dëshmuar në një rast të dyshuar korruptiv.
‘‘Ky nuk është Kryeministri që i duhet Kosovës’’, ka thënë ai.




