Sulmuesi kosovar Ermal Krasniqi ka kompletuar transferimin te Amedspor, skuadër që garon në elitën e futbollit turk.
Klubi turk ka njoftuar zyrtarisht afrimin e 27-vjeçarit nga Legia Varshava, duke e prezantuar si një nga përforcimet për sezonin e ri. Krasniqi ka kaluar me sukses kontrollimet mjekësore dhe është bashkuar me ekipin në formë huazimi.
Amedspor e ka konfirmuar transferimin edhe përmes rrjeteve sociale, ku publikoi një video mirëseardhjeje me mesazhin: “Mirë se vjen, Ermal Krasniqi”.
Te skuadra turke, Krasniqi do të gjejë edhe dy emra të njohur nga futbolli kosovar.
Pjesë e ekipit janë tashmë futbollisti Florent Hasani, ndërsa në krye të shtabit teknik është trajneri Besnik Hasi, i cili u emërua së fundmi në krye të Amedsporit.
Transferimi i Krasniqit shihet si një hap i rëndësishëm në karrierën e tij, teksa ai synon të japë kontributin e tij në futbollin turk gjatë sezonit të ardhshëm.




