Deputeti i rizgjedhur i AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se partia e tij është e gatshme të mbështesë krijimin e institucioneve të reja pa vendosur kushte politike.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka prezantuar gjashtë kërkesa që, sipas tij, janë në interes të qytetarëve dhe përbëjnë një marrëveshje të hapur për të ardhmen e vendit.
Ai theksoi se këto propozime nuk janë kushte për bashkëpunim, por iniciativa që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe funksionalizimin e institucioneve.




