Sipas raportit të fundit policor, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, 27 aksidente me persona të lënduar dhe 20 aksidente me dëme materiale.
Policia ka shqiptuar gjithsej 1,738 tiketa trafiku për shkelje të rregullave në komunikacion.
Gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 18 persona, ndërsa 9 persona janë dërguar në mbajtje. Nuk është raportuar asnjë person në ndalim policor apo në vuajtje të dënimit.




