Gjatë një operacioni të zhvilluar dje më 26.06.2026, në fshatin Novosellë tw Kamenicës, zyrtarët policorë nga Stacioni i Policisë Kufitare Muqivercë në bashkëpunim me zyrtarë policorë nga Stacionin Policor Kamenicë, kanë parandaluar një rast ‘kontrabanda me mallra’.
Gjatë kontrollit të një automjeti të me targa serbe, policia ka zbuluar të fshehura në valixhe 656 cigare elektronike (Vape), për të cilat dyshohet se ishin futur nga territori i Serbisë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim shmangien e procedurave doganore dhe futjen e tyre në tregun e Republikës së Kosovës.
Automjeti drejtohej nga një shtetas i Serbisë, ndaj të cilit janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore.
Në koordinim me prokurorinë kompetente janë zhvilluar të gjitha procedurat hetimore, ndërsa automjeti dhe 656 cigaret elektronike janë sekuestruar si prova materiale.




