Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar vendosjen e tarifave deri në 100% ndaj importeve nga vendet që aplikojnë taksa mbi shërbimet digjitale të kompanive amerikane.
Në një postim në “Truth Social”, Trump tha se disa shtete evropiane po shqyrtojnë ose janë afër miratimit të këtyre taksave, duke paralajmëruar masa ndëshkuese të menjëhershme.
Sipas tij, tarifat do të zbatohen ndaj çdo vendi që vendos një taksë të tillë, ndërsa SHBA do të mbrojë kompanitë e saj nga këto politika.
Paralajmërimi vjen në kuadër të diskutimeve tregtare mes SHBA-së dhe BE-së për rregullat e reja mbi tarifat dhe tregtinë digjitale.




