Ushtarët e Ekipit të Bashkëpunimit Civil-Ushtarak (CIMIC), të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, kanë dhuruar pajisje zjarrfikëse dhe shpëtimi për stacionin e zjarrfikësve në Klinë.
Sipas njoftimit, kjo ndihmë pritet të forcojë kapacitetet operacionale të njësisë dhe të përmirësojë reagimin në raste emergjente si zjarret dhe ndërhyrjet e tjera të shpëtimit.
KFOR thekson se iniciativa të tilla janë pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet lokale për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.




