Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se marrëdhënia e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e ndërtuar mbi besim dhe sakrifica historike.
Ajo theksoi rolin vendimtar të SHBA-së në çlirimin e Kosovës, procesin e njohjeve dhe mbrojtjen e saj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Sipas saj, Kosova duhet ta ruajë dhe forcojë këtë aleancë, duke e cilësuar SHBA-në si garancinë më të madhe strategjike të vendit dhe duke e lidhur bashkëpunimin me projekte konkrete në interes të qytetarëve.




