Kaliumi është një mineral thelbësor për funksionimin e duhur të muskujve, sistemit nervor dhe qarkullimit të gjakut.
Ekspertët theksojnë se mungesa e kaliumit mund të kalojë pa u vënë re, por në disa raste shoqërohet me simptoma si lodhje e vazhdueshme, dobësi muskulore, tension i lartë i gjakut, rrahje të çrregullta të zemrës, marramendje apo edhe probleme me tretjen si konstipacioni.
Sipas specialistëve, një nga arsyet kryesore të uljes së nivelit të kaliumit në organizëm është konsumi i lartë i kripës dhe ushqimeve të përpunuara, të cilat ndikojnë në uljen e këtij minerali në trup.
Kaliumi gjendet në shumë ushqime të përditshme, si bananet, avokado, pjepri, fasulet e bardha, brokoli, patatet e ëmbla, salmoni dhe produkte të tjera ushqimore.
Mungesa e tij mund të ndikojë në funksione të ndryshme të trupit, përfshirë muskujt, sistemin nervor dhe shëndetin kardiovaskular.
Specialistët rekomandojnë kujdes me ushqimin dhe, në rast simptomash të dyshuara, konsultim me mjekun dhe kryerjen e analizave për të verifikuar nivelet e kaliumit në organizëm.




