Janë zbuluar detaje të reja rreth dasmës së këngëtares Kida dhe partnerit të saj, Ajbi, të cilët pritet t’i japin fund beqarisë më 1 shtator në Romë.
Sipas burimeve, ceremonia do të mbahet në një rezidencë historike të ndërtuar në fund të shekullit XIX nga një familje aristokrate italiane, e vendosur në një nga kodrat më të larta të qytetit, me pamje panoramike mbi Romë.
Lokacioni luksoz përdoret për evente ekskluzive dhe vlerësohet me kosto të lartë organizimi, që përfshin qira, staf dhe shërbime, ndërsa ushqimi do të sigurohet nga kompani të njohura gastronomike me standarde Michelin.
Për atmosferën muzikore të dasmës, raportohet se do të performojnë dy emra të njohur të muzikës shqiptare dhe miq të artistes, Ermal Fejzullahu dhe Sinan Vllasaliu, duke e kthyer eventin në një nga më të komentuarit në showbiz.




