Zyra Kombëtare e Auditimit ka evidentuar një sërë parregullsish në Ministrinë e Punëve të Brendshme për vitin 2025, përfshirë shkelje në prokurim, menaxhim financiar dhe burime njerëzore.
Sipas raportit, janë konstatuar pagesa për policë të suspenduar dhe punonjës pa vijueshmëri në punë, përfshirë rreth 119 mijë euro paga për persona që nuk janë paraqitur në detyrë.
Po ashtu, janë evidentuar mbi 10 milionë euro shpenzime të klasifikuara gabim, si dhe mbivlerësim i detyrimeve kontingjente për 2.7 milionë euro.
ZKA ka rekomanduar forcim të kontrollit të brendshëm dhe përmirësim të menaxhimit financiar në MPB./EO/




